Të evakuuarit nga Donbasi përballen me pasiguri, 59 vjeçari ukrainas jep detaje

Nikolai Fyodorovich është një nga të paktët burra, që lejohet të kalojë kufirin në Rusi nga Republika e vetëshpallur Popullore e Donetskut në Ukrainën lindore.

Mosha e tij është 59 vjeç, e kjo gjë e ka kursyer atë nga mobilizimi i urdhëruar nga udhëheqësit separatistë të premten.

Fyodorovich, i cili pranoi të jepte emrin e tij të plotë, kaloi me makinë përtej kufirit në vendkalimin Avilo-Uspenka, rreth 60 milje (97 kilometra) nga kryeqyteti i Donetsk, raporton CNN.

Ai dhe gruaja e tij, po merrnin nusen e tyre dhe mbesën 4 vjeçare për të qëndruar me të afërmit në Rostov dhe kishin ndaluar për të ngrënë drekë në një restorant të krijuar pranë vendkalimit nga shërbimit e urgjencës ruse.

Të premten e kaluar, udhëheqësit e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut të mbështetura nga Rusia, të cilat nuk njihen nga Perëndimi-urdhëruan evakuimin masiv të grave, fëmiëjve dhe të moshuarve, ndërsa ndaluan burrat e moshës 18 deri në 55 vjeç të largoheshin.