Të enjten seanca e radhës në Kuvend, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës këtë të enjte, transmeton Reporteri.net.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës.

Në këtë seancë, pritet shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publikë.