Të dy brenda zyrave të partisë: Si reagoi Basha kur Berisha me mbështetësit e tij hynë brenda PD’së

Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit kanë mësyrë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha ishte duke zhvilluar një takim.

Në momentin kur Basha në këtë takim po diskutonte për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD, brenda zyrave, bashkë me mbështetësit e tij hyri edhe Sali Berisha.

Derisa Berisha po donte të hynte në një sallë, aty brenda nuk kishte karrige, dhe ai para mediave thumboi Bashën duke thënë, se atij nuk po i mjafton karrigia e tij, dhe ka marrë edhe të gjitha karriget tjera.