Të drejtat e grave, përmes artit (Video)

Kërcënimet me vdekje nuk mund ta dëmtojnë vendosmërinë e Sheema Kermani; ajo ka frymëzuar gratë nëpër Pakistan për 35 vitet e fundit, transmeton Ballkani.info

Në Pakistan, më saktësisht në atë të jugut, tradicionalisht çdo të enjte vallëzohej me muzikë popullore ‘Sindhi’, siç e quajnë ata, në tempullin e shenjtë të Lal Shahbaz Qalandar.

Por në shkurt të vitit 2017, një bombardues vetëvrasës sulmoi faltoren, ku humbën jetën 88 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Pas kësaj padyshim që frika e madhe për një inciden tjetër të radhës, dhe trauma nga i kaluari, kjo traditë vështirë se mund të aplikohej, por Sheema Kermani kjo grua e fortë, bëri diçka të veçantë vetëm disa ditë më vonë.

Si akt sfidimi dhe solidariteti, ajo udhëtoi disa ditë pas sulmit dhe bëri ‘Dhamallin’, e cila është një formë valle e rrënjosur në premtimin e ekstazës shpirtërore. Videot e performancës së saj të veçantë, u përhapën në të gjitha rrjetet sociale.

Pas kësaj ngjarje, përkrahja ndaj performancës së saj si duket shërbeu për motivimin e saj për iniciativa më madhore, ajo themeloi Tehrik-e-Niswaan (Lëvizja për Gratë. Së bashku me një grup aktorësh dhe artistësh, Sheema shkoi në lagje të ndryshme të Pakistanit dhe realizoi shfaqje duke u përqendruar rreth çështjeve që prekin atë komunitet.

Sheema vazhdon të jetë një kampione për të drejtat e grave, si përmes arteve të interpretimit ashtu edhe përmes komunitetit.

“Aktivizmi, kjo është ajo që me të vërtetë është e rëndësishme në kryerjen e arteve, që t’i provokoni njerëzit të mendojnë, ju i shtyni ata të vënë në dyshim jetën e tyre”. /Ballkani.info/