Të dielën, vranësira dhe borë. Këto do të jenë temperaturat

E diela do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe me fjolla të dobëta bore, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në mëngjes do të ketë ngrica dhe kushte për mjegull të lehtë.

Instituti bën të ditur se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

IHMK’ja thekson se do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.