Komuna e Hanit të Elezit, ka njoftuar se këtë të diel do ketë ndërprerje të energjisë elektrike në një pjesë të kësaj komune.

 Kjo ndërperje sipas komunës ndodh për shkak të punimeve në Stabilimentet 110kV në Kompaninë SHARRCEM. Ndërprerje të energjisë elektrike do ketë prej orës 08:00 – 16:00. 

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë banorët e komunës të cilët furnizohen me rrymë nga Stabilimentet 110kV në Kompaninë SHARRCEM se me datën 07.02.2021 (ditë e diel) do të kemi çkyçje/ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 08:00 – 16:00, për shkak të punimeve në Stabilimentet 110kV në Kompaninë SHARRCEM!Me këtë, njoftohet komuniteti, Institucionet Lokale-Shtetërore, Komuna, Shkollat, Ambulantat, Policinë, Dogana që të ndërmarin masat e nevoshme për funksionimin e tyre.