Të dielën mos ia mësyni Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) ka paralajmëruar grevë të përgjithshme dhe pa afat ditëve në vazhdim.

Sipas komunikatës së Sindikatës, greva vazhdon të dielën dhe vazhdon deri në realizimin e kërkesave.

Njoftim për rifillim të grevës

Te nderuar kolegë,

Ju falenderoj për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të gjithë atyre që u solidarizuan me grevën tre ditore për realizimin e të drejtave tona.

Gjatë këtyre tre ditëve përkundër presioneve, në treguam një shembull të vendosshmërisë se ushtrimit të të drejtës sonë elementare siç është greva për realizimin e të drejtave tona.

Ne i kuptojmë të gjithë kolegët tanë që pa vullnetin e tyre gjatë grevës kanë kryer detyrat e tyre dhe nuk mbajmë mëri e aq më pak hasmeri, i ftojmë që edhe ata t’i bashkohen grevës sepse është ligjore dhe në të mirë të të gjithëve.

Të dashur kolegë, edhe pas tre diteve grevë menaxhmenti nuk ka reflektuar pozitivisht ndaj kërkesave tona andaj konsiderojmë se rruga jonë drejt realizimit të tyre duhet të vazhdojë. Fakt është sepse ne nuk kemi pasur të drejtë ligjore që ta vazhdojmë greven për arsye se është dashur të lajmerohej 72 orë më herët sepse është obligim ligjor, dhe ne si sindikaliste jemi çdoherë në respektim të ligjshmërisë. Kuvendi sot me datën 21.08.2019 ka vendosur se greva do të vazhdojë në ditën e diel duke filluar nga ora 07:00 dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme. Kolegë të nderuar, gjatë kësaj periudhe 3 ditore të afatit ligjor nëse keni ndonjë presion, kërcenim të çfarëdo forme qoftë shkaku i pjesëmarrjes në grevë, ju lutem raportoni rastin në polici dhe me njoftoni mua ose përfaqesuesin tuaj sindikal.

Gjatë kësaj kohe i japim mundësi menaxhmentit të reflektojë dhe të na ftojë në dialog konkret për realizimin e kërkesave tona ligjore.

loading…