Të dielën mbesin pa ujë një pjesë e Prishtinës dhe Graçanica

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se të dielën do të mbesin pa ujë një pjesë e Prishtinës dhe Graçanica.

Në njoftimin e KRU “Prishtina”, thuhet se nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 13 gusht – Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se nesër do të realizohen punime teknike në gypin magjistral të çelikut fi 600 mm Badoc – Prishtinë.

Realizimi i punimeve të tilla bëhet gjithnjë për funksionim më të mirë të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.

Nesër, duke filluar nga ora 10:00-18:00 pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin: Graçanica me fshatra, Hajvalia, Veterniku, Mati 1 dhe Bregu i Diellit.

Ua kujtojmë se, kur kemi punime të tilla në gypa më të mëdhenj, në moment që uji vjen në krojet tuaja duhet lënë të rrjedhin për pak minuta    për shkak që mund të vjen i turbullt , deri në shpërlarjen e linjës.