Të dielen asfaltohet rruga Shtërpcë – Brezovicë, mbyllet për qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të dielen (26.05.2019), rruga rajonale R115, segmenti Shtërpcë – Brezovicë (rruga që shpie në qendrën e skijimit), do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

Qarkullimi në këtë segment do të pamundësohet, për shkak të asfaltimit të kësaj rruge po atë ditë në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës regjionale Gërlicë e Epërme – Shtërpcë – Brezovicë”.