Të burgosurit në Dubravë e çepin gojën me tel si revoltë ndaj vendimit të presidentit Thaçi

Vendimi i presidentit Hashim Thaçi për të falur vetë m tre të burgosur në fund vit, shkaktoj rebelim te të burgosurit.

Madje disa nga ta dielën e qepen gojën me tel në shenjë proteste kundër këtij vendimi të kreut të shtetit.

Por një ditë pas duket se gjithçka është vënë nën kontroll nga gardianet e burgjeve.

Sipas zëvendës drejtor i shërbimit korrektues të Kosovës, Rasim Selmani numri i atyre që kanë protestuar nuk është i madh.

Selmani thotë se nuk kanë paralajmërime që do të ketë greva të tilla edhe në ditët në vijim nga ata që janë prapa grilave.

Ndërkohë, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala thotë se institucioni që e udhëheqë ka kërkuar disa herë nga zyra e presidentit që numri i të falurve të jetë më i madh.

Këto pakënaqësi të burgosurve sipas Shalës do të evitoheshin nëse në vend do të funksionoj një ligj i ri.

Këto telashe brenda burgjeve sipas Shalës do t’i shkaktojnë më së shumti probleme pjesëtarëve të shërbimit korrektues pasi përballen çdo ditë me të burgosurit./Ballkani.info/