Të burgosurit e fillojnë prodhimin e qeseve për mbeturina

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka filluar prodhimi i qeseve për mbeturina.

Përmes një komunikare drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se me prodhimin e qeseve për mbeturina nga të burgosurit synohet rehabilitimi edhe risocializimi i tyre, ulja e shpenzimeve ekonomike dhe rritja e nivelit të higjienës dhe pastërtisë brenda institucioneve korrektuese.

“Vetëm në kontingjentin e parë janë prodhuar 120.000 copë qese të mbeturinave, ku rrjedhimisht është kursyer buxheti i SHKK-së për 5000 euro.

Puna është duke u kryer nga të burgosurit e BSL-së, ndërsa është duke u udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike e SHKK-së. Në punë janë të angazhuar rreth pesë të burgosur, e që gradualisht në vitin e ardhshëm synohet edhe në rritjen e kapaciteteve prodhuese, me çka do të rritet edhe numri i të punësuarve”, ka njoftuar SHKK’ja.