Të burgosurit anglezë ia fusin kokën në guaskë me jashtëqitje dhunuesit të së miturës

Në disa pamje të rënda, të publikuara nga persona të paidentifikuar, shihet se si një person që besohet se është dënuar për abuzim seksual të një të miture, detyrohet me dhunë që ta fusë kokën në guaskën e mbushur me jashtëqitje.

Burri që detyrohet ta bëjë këtë veprim kërkonte mëshirë nga të burgosurit e tjerë, ndërsa besohet se pamjet janë siguruar përmes një telefoni që të burgosurit e kanë futur në burg në mënyrë ilegale.

Personi që shfaqet në këto pamje besohet se është shpallur fajtor për dhunimin e një vajze 16-vjeçare. Veprën e kishte kryer bashkë me dy burra të tjerë në një banesë në veri të Londrës.

Të burgosurit e detyrojnë burrin që t’i heqë rrobat dhe më pas të shkojë në tualet. Pasi e largon xhemperin, atij i shqyhet maica nga një i burgosur, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Ai detyrohet që ta fusë kokën në guaskën e tualetit duke u goditur vazhdimisht nga të burgosurit.