Të bashkuar apo të ndarë? Stresi akoma e quan “grua” Keisi Medinin

Ata janë të martuar akoma ligjërisht, por i kanë dhënë fund raportit të tyre që një kohë të gjatë.

Megjithëse shpesh janë përfolur për një ribashkim të mundshëm në bazë të asaj që kanë ndarë në rrjete sociale.

Së fundmi, Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, e ka publikuar një fotografi të ish-partneres, Keisi Medini teksa pos imazhit, vëmendje ka marrë edhe shkrimi që ia ka vënë sipër.

“Eh moj gru, u rrite”, ka shkruar reperi i njohur që lë të nënkuptohet se diçka mes tyre ka ndodhur.

Sidoqoftë, ky postim i krijuesit të hitit “Jena bo tym” është fshirë vetëm pak më vonë nga llogaria e tij.

I pyetur në disa prej intervista për Keisin, Stresi e ka lavdëruar gjithnjë duke shtuar se gëzon respekt të madh ndaj saj.

I njëjti deri më tani është deklaruar beqar, pavarësisht se u përfol për disa romanca të reja.