Tayna vjen me “twerkun” e vitit, lëvizjet e saj i çmendin fansat VIDEO

Tayna ka provokuar ndjekësit e saj me videon e fundit.

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, iu bashkua sfidës së fundit në rrjetin TikTok, e cila po bën bujë.

Bëhet fjalë për vallëzimin joshës me këngën “Buss It”, e cila po përdoret nga miliona përdorues.

Së fundmi Tayna vendosi ta provojë këtë sfidë por ajo e kishte përshtatur atë me këngën e saj dhe të Dafinës “Bye Bye”.

Në fillim Tayna shihet e veshur në rroba të thjeshta kurse më pastaj shfaqet me një fustan seksi me print leopardi.