Tayna thekson linjat trupore para pasqyrës: Nëse dashuria në shikim të parë do ishte njeri

Tayna është ndër rep-artistet shqiptare që ka arritur të korr sukses në industrinë muzikore.

Ajo është aktive në rrjete sociale, ndërsa përmes imazheve të ndryshme mban të azhurnuar rreth 1.5 milionë ndjekësit e saj.

Pas disa projekteve muzikore, bukuroshja brune ka qenë duke shijuar pushimet në Los Angeles, e së fundmi edhe në Turqi.

Sidoqoftë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Tayna është shfaqur duke marrë poza para pasqyrës.

E veshur me një bluzë të shkurtër rozë, në pjesën e poshtme duket se ajo është vetëm me të brendshme, çka i theksonin linjat e bujshme trupore.

“Nëse dashuria në shikim të parë do ishte njeri”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Theksojmë se “Qe Qe” mbetet hiti i saj i fundit, që deri më tani ka grumbulluar 11 milionë klikime në platformën YouTube.