Tayna tërheq vëmendjen e Nicki Minaj, ja çfarë i komenton

Nicki Minaj mbeti e habitur nga zëro i Taynës.

Tayna është ndër emrat më të suksesshëm aktualisht në estradën shqiptare, e cila numëron disa hite në karrierë.

Reperja në një video në rrjete sociale tregoi talentin e saj në muzikë, duke kënduar këngën e Nicki Minaj, “Boss Ass Bitch”.

Kjo video është shpërndarë në rrjete sociale në disa faqe, e në një prej tyre komentoi vet ylli i pop-it, e cila i shkroi një emoji me sytë zemra.

Me këtë, artistja tregoi se i pëlqeu zëri i Taynës. Ndryshe, “WTF” mbetet kënga e fundit e Taynës, në duet me Ivorian Doll.