Tayna shfaqet provokuese në fotosesionin e radhës

Tayna është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të komentuar të estradës shqiptare.

Ajo ka postuar një fotosesion të ri dhe të mahnitshëm.

Reperja nga Prizreni ka realizuar disa imazhe ku shihet sipër një shtrati e veshur me stil dhe në formë të mrekullueshme.

Në fotot e radhës, Tayna pozoi e veshur me një fustan shumëngjyrësh, i cili në njërën prej këmbëve ishte në formë pantallonash që i përshtati me këpucë me taka ngjyrë vjollce.

Rap-artistja që prej disa javësh ka bërë flokët e kuqe i la ato në stil valëzimi ndërsa kishte edhe një makijazh të theksuar.

“Në shtiklla me fustan transparent”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e fotove që u vërshuan me komente nga ana e fansave të saj.