Tayna rikthehet në Kosovë, menaxheri i këngëtares i bën thirrje kolegëve për kujdes

Tayna pas disa jave në Zvicër është rikthyer në vendlindje.

Tayna kishte bërë bujë me udhëtimin e saj në Zvicër në kohën kur Kosova kishte kufijtë e mbyllur, reperja kishte shkuar në këtë shtet për të finalizuar disa projekte.

Doruntina (emri i artistes) është kthyer në Kosovë gjatë ditës së sotme, dhe tani pritet t’i publikojë këngët e punuara gjatë pandemisë.

Për këtë ka një paralajmërim edhe menaxheri i saj, i cili kishte ri-publikuar foton e Taynës duke pritur në kufi dhe si mbishkrim kishte thënë “Erdh Leo Messi në Kosovë, tash runu boll ju dha mundësi mos po fitoni,  5-6 muaj ska lujt hiç. Tash nja pesë copë në kajmak çdo ndeshje”.