Tayna pozon e ‘nxehtë’ nga LA, ky është komenti i ‘ftohtë’ i Mozzikut!

Ditë më parë, Tayna dhe Mozzik e publikuan videoklipin e këngës “Edhe ti” që menjëherë u shndërrua në hit duke u dëgjuar në masë të madhe në të gjitha platformat muzikore.

Në ndërkohë, reperja është kujdesur që të joshë me dukjen e saj në videoklipin muzikor që është pritur shumë mirë nga fansat e dy këngëtarëve.

Tayna ka vendosur që të largohet për disa ditë në Los Angeles për të pushuar dhe për të shijuar suksesin e bashkëpunimit të fundit me reperin.

Në një foto të postuar në instagram Tayna shfaqet sensuale në një kabinë telefonike me një telefon në dorë.

Krahas fotos ajo shkruan: “Personi që keni kërkuar momentalisht nuk do t’ja dijë fare”.

Ajo që na ra në sy është komenti i Mozzik i cili i përgjigjet këngëtares duke i shkruajtur: “Personi që po kërkoni është duke thyer rekorde”, ndërsa e shoqëron komentin me një zemër të kuqe.

Ndryshe, videoklipi i këngës “Edhe ti” u lansua më 22 janar dhe që në ditët e para të publikimit u prit shumë mirë nga fansat dhe u shndërrua në hit.