Tayna ndahet nga i dashuri i saj (FOTO)

Artistja e njohur e estradës, Tayna ishte përfolur në media se është në lidhje me reperin dhe tekstshkruesin Kech Montana.

Edhe pse publikisht ishte mohuar një gjë e tillë nga Tayna, çifti ishte përfolur mjaft nëpër media për një lidhje të mundshme, shkruan Ballkani.info.

Por si duket ‘lidhjes’ së tyre i erdhi fundi shpejtë, pasi që të dy artistët nuk e ndjekin më njëri tjetrin në rrjetin social Instagram.

Asnjëri nga artistët nuk është prononcuar ende publikisht rreth thashethemeve rreth tyre. /Ballkani.info