Tayna: Më në fund po lëvizim të lirë siç e meritojmë

Rap-artistja shqiptare nga Prizreni, Tayna, ka reaguar për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo ka shpërndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit shprehet e lumtur pas këtij vendimi.

“Më në fund po lëvizim të lirë siç e meritojmë”, ka thënë Doruntina Shala (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/Instagram

Parlamenti Evropian ndërkohë sot ka dhënë dritën e gjelbër për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

Qytetarëve të Kosovës iu është dhënë e drejta të lëvizin lirë nëpër Evropë që nga janari i vitit 2024.

Kjo çështje tashmë është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Përjashtimi i vizave nga ana tjetër do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).