Ajo tashmë po shijon karrierën e saj edhe pse është ende e re në skenën tonë muzikore.

Këngëtarja ka qenë ‘fenomeni’ i këtij viti, projektet e së cilës numërojnë miliona klikimesh në kanalin zyrtar, Youtube.

Në postimin e fundit të ndarë me ndjekësit, Shala tregon se i ka bërë dhuratë vetes, një unazë. “Një dhuratë vetes”, shkruan ajo.

“Pow Pow”, është kënga e fundit e lansuar nga ajo e që së shpejti vjen me projekte të reja muzikore.