Tayna e ka ndërruar lojën, kështu e vlerëson reperen ‘Billboard Albania’

Në listën e ‘Billboard Albania’ për të fituar çmime, ka qenë edhe Tayna.

Ajo ka marrë një vlerësim interesant, si “artistja që ka ndërruar lojën”.

“”M’duken krejt fallc sikur Barbie” ishte fraza e parë që dëgjuam nga Tayna në 2018-ën me këngën “Columbiana”. Tayna erdhi për të ndryshuar “lojën”, ajo ishte ndryshe nga çfarë kishim parë apo dëgjuar më parë në industrinë e muzikës moderne shqiptare. E egër në timbër, sexy në stil dhe me një tekst thumbues që ngjallën shumë polemika në shoëbiz por që e bën “lojën” më interesante. Tayna i dha komplet një drejtim tjetër muzikës shqiptare, solli një frymë të re që vetëm në perëndim e kishim parë.

Në qoftë se deri atëherë djemtë rrepronin dhe vajzat këndonin, me ardhjen e Taynës shumë gjëra ndryshuan. Të bërit rrep nga femrat u kthye në trend, miliona klikime në YouTube, mijëra njerëz në koncerte edhe pse Tayna kishte publikuar vetëm dy këngë “Columbiana” dhe “Shqipe” thuhet ndër tjera në njoftim.