Tayna dhe Dafina pak kohë më parë kanë pasur një debat të ashpër me njëra tjetrën.
Një intervistë e Taynas e riktheu në “skenë” këtë debat.
Reperja deklaroi se prishja e marrëdhënies mes tyre ka ardhur si pasojë e personave të tretë të cilat kanë thënë gjëra të pavërteta për njëra-tjetrën.
Dafina Zeqiri nuk u pajtua me këtë deklaratë të saj dhe reagoi menjëherë në kanalin e saj në Instagram.
“E keqja është kur ia bën një të mirë dikujt dhe ta kthen mbas një fare kohe shumë të shkurt me të keq“, ka shkruar Dafina.
Postimi i plotë:

Tayna nuk e ka lënë me kaq dhe ka reaguar me një postim në “Threads”.
“Të gjithë e dimë kush ka ndihmuar kë në atë kohë. Boll me gënjeshtra, harrojë këtë dhe mos më bëj t’i rikthehem kësaj historie”, ka shkruar Tayna.
Postimi i plotë:

Tayna dhe Dafina katër vite më parë kanë publikuar një projekt të përbashkët me emrin “Bye Bye”.







