Tayna befason Butrintin me një palë syze në mes të skenës, pasi ia kishte thyer në një festival

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Butrint Imeri, ka qenë këtë verë tejet i angazhuar në mbrëmje dhe jo vetëm.

Ai në disa prej rasteve ka qenë i shoqëruar nga kolegët e tij dhe së fundmi me reperen Tayna.

Duke qenë se janë miq të mirë dhe kanë realizuar një hit së bashku, Doruntina Shala (emri i vërtetë) e ka befasuar këtë herë artistin.

Në mes të koncertit, ajo është ndalur për një moment dhe tregon se i ka bërë një surprizë mikut të tij.

Ajo thekson se ia ka blerë një palë syze pasi që ia kishte thyer në një prej festivaleve në Zvicër.

“Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një festival në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”, thotë ajo.

Të njëjtit më pas shfaqen në skenë para publikut duke i hapur syzet që janë të markës Prada.

“Tayna faleminderit, e kujdesshme je”, ka thënë Imeri.

Tayna, Butrinti dhe Mozziku në qershor vlen të ceket se sollën këngën “Pare”, e cila ka grumbulluar mbi 28 milionë klikime në YouTube.