Tatimi në pronë| Zëdhënësi i Kurtit sulmon opozitën: Brenga e tyre është vetëm sa për ta sulmuar Qeverinë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka sulmuar opozitën pasi sipas tij, refuzuan propozimin e ministrit të Financave, për pagesën e tatimit në pronë.

Kryeziu në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shpërndarë një postim të ministrit Murati.

“Kur “brenga” e opozitës për qytetarët është vetëm sa për ta sulmuar qeverinë. Propozimi i ministrit Murati për tatimin në pronë u refuzua sot nga opozita”, ka shkruar ai.