Plagosja

Tasholli: Zyrtari policor është dashur ta përdorë armën në rastin e Vushtrrisë (VIDEO)

Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për plagosjen e Liridon Osmanit nga Vushtrria, i cili në kohën e plagosjes ishte duke u përcjellë në shtëpinë e tij nga Policia e Kosovës.

Shaban Tasholli nga Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se zyrtarët policorë është dashur ta përdorin armën në rastin e Vushtrrisë.

“Nëse plotësohen kushtet për përdorimin e armës ai duhet ta përdor armën. Tekefundit për atë edhe e ka, duke e mbrojtur vetëveten, duke e mbrojtur qytetarin dhe duke e mbrojte pasurinë e shtetit. Në rastin e Vushtrrisë janë plotësuar kushtet për ta përdorur armën”, tha Tasholli, i cili gjithashtu ka shtuar se ligji e mbron zyrtarin policor në përdorimin e armës.

“Ndoshta dikund në përdorim të forcës fizike apo të shqiptimit të tiketave që bëhen në trafik zakonisht mirren hapat e shpejtë të inspektoratit që shumë herë policët janë të pakënaqur , ndërsa për përdorim të armës e mbron ligji”, theksoi Tasholli.

https://www.youtube.com/watch?v=XUMv4Ltjv5I