Tarkan sjell foto të ëmbla me të bijën

Tarkan është një ndër këngëtaret më të suksesshëm turk në rrafshin ndërkombëtar.

Artisti po vazhdon me sukses të sjell këngë të reja si dhe po mban koncerte të ndryshme anembanë globit.

Por, angazhimet e tepërta nuk do të thotë që pop këngëtari të lë angazhimet familjare, më konkretisht të kalojë kohë me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Së fundi, 46-vjeçari ka zgjedhur të kalojë tërë ditën në shoqëri të bashkëshortes, Pinar Tevetoglu, si dhe vajzës Liya, e cila erdhi në jetë në korrik të vitit të kaluar.

Me këtë rast, Tarkan u ka uruar të gjithë baballarëve ditën botërore të babait duke ndarë edhe imazhe në rrjetet sociale me të bijën.

“Të gjithë baballarëve urime dita e babait”, ka shkruar ndër të tjerash hitbërësi i “Sikidim”.

Ndryshe, Tarkan së shpejti do të vjen me këngë të re para fansave dhe publikut të gjerë.