Igli Tare

Tare: Inzaghi mes trajnerëve më të mirë të botës, Inter si City dhe Bayern Munich!

Këtë sezon, gara për titullin e Serie A është e përqendruar te sy skuadra. Inter dhe Juventus duket se kanë një “marsh” më shumë se të tjerët dhe pritet të duelojnë deri në fund për fronin.

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, beson se zikaltërit janë me tëpër të favorizuar ndërsa shqiptari nuk i kurseu elozhet për Simone Inzaghin. Megjithatë, Tare thhekson se fakti që Juventus luan vetëm një ndeshje në javë si pasojë e mosangazhimit të Kupat e Europës, është një plus që ndikon jo pak në kampionat.

“Për mua Inter mbetet skuadra për t’u mundur në këtë sezon të Serie A. Merkato që zhvilluan në verë ishte cilësore, megjithatë për titullin duhet të presim muajin mars, besoj do të jetë vendimtar. Zikaltërit në këtë periudhë kanë një kalendar të ngjeshur dhe të vështirë, luajnë ndaj Fiorentinës, Juventus, Romës, Atalantës dhe pastaj Atletico Madrid në Champions.

Te Juventus janë të qetë në këtë aspekt pasi luajnë një ndeshje në javë dhe kështu është me lehtë për ta përgatitur skuadrën. Juventusi do të tentojë ta thellojë diferencën apo edhe të qëndrojë në këto pozita, për t’i ushtruar presion Interit. Inter ka një organikë më cilësore, megjithatë kur luan çdo tre ditë edhe ky avantazh zerohet.

Inzaghi? Unë e vendos Interin mes favoritëve si Manchester City apo Bayern Munich në Champions League. Inzaghi është një mes më të mirëve të botës dhe do të dijë t’i menaxhojë ndeshjet e radhës dhe ngjeshjen e kalendarit. Këtë bëri edhe në Superkupë dhe u kthye me trofeun. Tani i mungon vetëm titulli në Itali për të kurorëzuar karrierën. Me Lazion ka fituar gjithashtu Kupën dhe e ka kualifikuar skuadrën në Champions”, u shpreh Tare. /Ballkani.info