Tara feston ditëlindjen, urimi i Teutës do ju emocionojë

Sot feston ditëlindjen vajza e aktores së njohur, Teuta Krasniqi. Tara mbush 9 vite.

Për këtë ditë speciale, Teuta ka një urim të veçantë për vajzën e saj, transmeton Indeksonline.

Në një postim në Instagram, Teuta e quan Tarën si kryevepër të saj dhe e falënderon për pozitivitetin dhe dashurinë që i sjellë në jetë.

“Tara jem, drita e syve të mi, sot është data më e dashur e jetës sime, dita e lindjes tënde.”

“Ti je dhe do të mbetesh gjithmonë, më e rëndesishmja vepër që e kam bërë në jetë. “

“Ti je kryevepra ime. Jam krenare pafund me ty. Mirësia qe ti e shpërndan cdo ditë, pozitiviteti yt dhe mënyra jote për ta parë gjithmonë anën e mirë te të tjerët, humaniteti yt, por mbi të gjitha dashuria që ti na dhuron cdo ditë, na mëson se krejt cka na nevojitet në jetë për të qenë të plotësuar dhe të lumtur është të kemi shëndetin dhe dashurinë e njëri tjetrit. “

“Shpirti i mamit, Urime ditëlindja e 9-të. “

“Pac shëndet, dashuri të pakusht, gëzime të pafundme, lumturi të pakufishme, mbarësi në cdo aspekt të jetës dhe t’u plotësofshin të gjitha dëshirat tua. Pac bekimin e Zotit. Të don mami pakufi të don Kaia dhe Astro shumë dhe e gjithë falmilja.”, tha Teuta në postimin e saj.

Tara është vajza e Teuta Krasniqit dhe këngëtarit të njohur, Blero Muharremi