Më shumë se 21 persona kanë vdekur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një minierë në veri të Tanzanisë, ka thënë presidentja e vendit, Samia Suluhu Hassan.

Hassan tha se rrëshqitja e dheut ndodhi në minierën Ng’alita në distriktin Bariadi, rajoni Simiyu, raporton BBC.

“Këta shokë tanzanianë ishin minatorë në zonë, duke u përpjekur të siguronin jetesën për veten, familjet e tyre”, tha Hassan.

Ndërsa agjencitë e mbrojtjes po punojnë për të hequr më shumë trupa nga rrënojat.