Mbetjet e tankeve ruse të dëmtuara janë ekspozuar në Pragë të Republikës Çeke.

Pamja do të jetë veçanërisht emocionuese për qytetarët çekë, disa prej të cilëve do të kujtojnë pushtimin e vendit të tyre nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1968.

Tanket sovjetike u futën në vend në një përpjekje për të shtypur lëvizjen e reformës së Pranverës së Pragës, e cila u kishte ofruar më shumë të drejta qytetarëve dhe inkurajonte demokracinë.

Captured and destroyed 🇷🇺 tanks and other military equipment on display at Letna in Prague. #Ukraine #Russia pic.twitter.com/IezIrUNZKl

— Rikard Jozwiak (@RikardJozwiak) July 11, 2022

Më shumë se 100 njerëz u vranë gjatë pushtimit, sipas Institutit për Studimin e Regjimeve Totalitare me qendër në Pragë.