Tallje në rrjetet sociale për konfliktin e Motrave Mustafa me Shyhrete Behlulin

Një akuzë për vjedhje këngësh ka bërë që të fillojë një përplasje e madhe mes këngëtaresh veterane në estradë.

Motrat Mustafa kanë akuzuar Shyhrete Behlulin se ua ka vjedhur idenë e një kënge dhe videoklipi për nënën.

Behluli, sipas Motrave Mustafa, pasi ka dëgjuar nga to për këngën që do t’ia kushtonin nënës së tyre, ka vrapuar për ta bërë vetë një këngë për nënën e saj, dhe e ka hedhur në treg e para.

E, në rrjetet sociale, në internet, ka shpërthyer humori me përplasjen e këngëtareve.

Përdoruesit po tallen, në mënyra të ndryshme, e mjaft kreative.

Një e tillë është edhe një citat i shpikur i Behlulit. “1000 motra Mustafa sun um nalin”, është mbishkrimi mbi një fotografi të Behlulit.