Talebanët po kontrollojnë telefonat e afganëve për të kuptuar nëse ata komunikuan në gjuhën angleze

Talebanët po forcojnë pushtetin e tyre ne kryeqytetin e Afganistanit duke ngritur pika kontrolli në Kabul për të kontrolluar telefonat e banorëve për çdo shenjë komunikimi në gjuhën angleze.

Ata po kërkojnë për çdo material që për ta mund të jetë i paligjshëm.

Gjithashtu, luftëtarët po kontrollojnë zyrat dhe shtëpitë e afganëve që kanë lidhje me qeverinë apo organizatat perëndimore.

Shumë afganë po tentojnë të fshinë të kaluarën e tyre në internet, duke pastruar telefonat e tyre.

Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha të martën se “janë të përkushtuar për të drejtat e gratit sipas Sheriatit” dhe se ato mund të punojnë dhe studiojnë “brenda këtyre kornizave”.