Lajmi i fundit

Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e Qeverisë teknike: Edhe si kryeministër do të punoj me përkushtim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ia dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e qeverisë kalimtare, që do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve kuvendare.

Kryeministri, Talat Xhaferi përmes një postimi në rrjetin social Facebook theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.

“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

BONUS VIDEO: Vendoset gurthemeli për ndërtimin e Qendrës për të moshuar në Podujevë