Sanksione

“Taksa 10% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës nuk është në kohën e duhur”

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 10% për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Këto masa të Qeverisë së Kosovës janë kritikuar nga zyrtarët shtetëror në Serbi dhe Bosnje.

Në Kosovë vendimi është mbështetur, porqë ka pasur edhe kritika nga disa ekonomistë që mendojnë që do të ketë inflacion < dhe qytetari do të goditet direkt nga ky vendim.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri tha për Ballkani.info se ky vendim i Qeverisë bie ndesh me marrëveshjen ndërkombëtare të CEFTA-së:

“Me vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 10 për qind për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, Kosova bie ndesh me parimet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Me marrëveshjen, CEFTA është e paraparë që të gjitha produktet dhe mallrat në mes shteteve që janë anëtare të CEFTA-s të lëvizin në mënyrë të lirë pa vendosjen e taksave të ndryshme, Kosova është aktualisht kryesuese e CEFTA-s, siç dihet CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor” vlerësoi ai.

Më tutje, Beqiri ka sqaruar për efektet e vendimit – sipas tij vendimi për taksën 10% nuk është në kohën e duhur:

“Mirëpo mendoj se nuk ka krizë për rritje të çmimeve sepse kompanitë veçse kanë stoqe të cilat edhe mund të shtyhet për një kohë ngritja e çmimeve eventuale dhe si pasojë e saj të vije deri te inflacioni, Kosova duhet të hartojë strategji të mirëfillta zhvillimore për mbeshtetjen e produkteve vendore, jo të zgjedh rrugën barrierave tek e fundit jemi në shekullin e 21 dhe barrierat krijojnë vetem problem për Kosovën, parimisht jam për tarifën mirëpo koha e vendosjes së tarifës nuk është e duhura, dhe Kosovën do të dëmtoj tej mase. Mënyra e vetme e Kosovës për të mos tërhequr vendimin për taksen prej 10 % për produktet serbe është largimi i Kosovës nga marrëveshja e CEFTA-së, s’ka tjetër mënyrë, Kosova me vendimin që ka marrë ka shkel parimet e CEFTA-së”, përfundoi ekonomisti, Beqiri.

Serbia përfiton miliona euro çdo muaj nga eksporti në Kosovë. Pas propagandës së ashpër kundër shtetësisë së Kosovës, Qeveria ndërmorri sanksione ndaj Serbisë të cilat po kritikohen edhe nga Bashkimi Europian(BE). /Ballkani.info/