Takohet grupi koordinues për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Takimi do të mbahet në Qeverinë e Kosovës dhe do të fillojë në orën 09:30 të mëngjesit.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.