Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli dhe kreu i Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj janë takuar sot në mëngjes.

Takimi është zhvilluar në njërin prej restoranteve në kryeqytet, ku ka zgjatur me tepër se një orë.

Ende nuk dihet se çfarë kanë diksutuar treshja në këtë takim, ballkani.info do të ju mbaj të informuar.

Rikujtojmë se Gjykatës Speciale i kanë mbetur vetëm edhe dy ditë kohë për të vendosur rreth akuzave ndaj Thaçit e Veselit.

Brenda dy ditë specialja duhet të vendos për konfirmim apo jo të aktakuzës.