Takohen Lajçak me Escobar, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar, për Ballkanin Perëndimor, kanë zhvilluar një takim të premten, ku është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimin e ka njoftuar ndërmjetësuesi i BE-së me anë të një postimi në ‘Twitter’, ku ka thënë se temë diskutimi ishte dialogu mes palës kosovare dhe Ballkani Perëndimor, shkruan lajmi.net.

“I lumtur të takohem me Gabriel Escobar. E përditësuam njëri tjetrin lidhur me zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun e fascilituar nga BE-ja [Kosovë-Serbi]. Jam mjaft falënderues për mbështetjen e fortë dhe ekuivoke të SHBA-së për punën time”, ka shkruar Lajçak.

Së fundmi, Lajçak ka deklaruar se po shpreson të takojë Kurtin e Vuçiqin bashkë në kuadër të dialogut përpara pushimeve të veres.

Lajçak po ashtu tha se ajo me çka po merren tani është implementimi i marrëveshjeve që janë nënshkruara në të kaluarën, trajtimi i problemeve aktuale dhe formësimi i raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë.