Takohen dy figurat e rëndësishme të PDK-së, Shala thotë se Kuçi i duhet Kosovës

Kandidati për deputet i PDK-së, Ferat Shala ka nisur ditën në një takim me nënkryetarin e partisë, Hajredin Kuçin.

Shala e ka vlerësuar lart figurën e Kuçit duke e quajtur largpamës dhe njeri që i duhet Kosovës.

“Një kafe me nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, prof. dr. Hajredin Kuçin. Bisedat me Hajrën gjithmonë janë frymëzim; mendimet e tij të thella na bëjnë të jemi më të urtë e më të mençur. Kultura dhe veprimi intelektual, si dhe vizioni politik e filozofik, e bëjnë Hajredin Kuçin një personalitet që Kosovës i duhet në çdo kohë.

Gjatë procesit të gjatë e të mundimshëm të shtetndërtimit shpesh mbi ne ranë shumë orë të liga, por fjalët dhe mendimet largpamëse të Hajredin Kuçit u bënë dritë dhe shpresë.
Kosova dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të bekuar që e kanë Hajredin Kuçin” shkruan Ferat Shala në njoftim.