Teksa skena politike është përçarë sa i përket shkuarjes në zgjedhje të parakohshme apo vazhdimit të qeverisjes dhe mundësisë që PDK të bëhet pjesë e Qeverisë Hoti, deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar një takim miqësor me Hajredin Kuçin e PDK-së.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka publikuar një fotografi në shoqërinë e disa juristëve, në mesin e tyre edhe deputetin e PDK-së, Hajredin Kuçi.
“Me juristë të suksesshëm!!”, ka shkruar Hyseni në postimin e tij në Facebook.








