Takohen Armend Zemaj dhe Isa Mustafa, ja për çfarë flasin

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar gjatë ditës së sotme me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Zemaj ka thënë se në këtë takim u diskutua për prioritetet dhe punën që po e bën Ministria e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë, shkruan ballkani.info

“Me kryetarin e LDK-së, akademik Isa Mustafën, biseduam për prioritetet dhe punët tona që jemi duke i bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe për realizimin e programit qeverisës për shëndetësinë.

Pashmangshëm, biseduam edhe për situatën epidemiologjike dhe parapërgatitjet që ne po i bëjmë për të qenë të gatshëm për secilin skenar në muajt në vijim.

Me përkushtim maksimal, do të vazhdojmë tutje!”, ka shkruar Zemaj. /Ballkani.info/

Postimi i plotë: