Profesori, Seb Bytyqi, për takimin e sotëm për çështjen e dinarit në Bruksel, ka thënë se duket që ka një lëvizje nga Serbia dhe se ajo do të bëj një kompromis.
“Siç duket ka një lëvizje edhe gjatë javëve të ardhshme do të ketë reflektim dhe ka gjasa që të ketë edhe lëvizje nga ana e Serbisë, që të bëj një kompromis që u shkon për shtati të dyja palëve”, ka thënë Bytyqi, duke shtuar se pavarësisht si do të rrjedh situata kësaj radhe Serbia do të jetë në një pozicion të vështirë”.
Bytyqi, lidhur me këtë takim, është shprehur se kjo situatë ngjan sikur njëra palë e ka mbështetur “për muri” palën tjetër.
“Gjithmonë në këso situata ka një lloj kënaqësie kur Kosova është në një pozicion më të mirë ndërsa pala tjetër është në një pozicion më të vështirë. Të themi se ka edhe kërcënime edhe nga BE-ja që nëse nuk bën kompromis do të emërohet si fajtor”, ka thënë Bytyqi, në RTV Dukagjini.
Profesori ka thënë se do të ishte risi nëse vetëm Serbia do të quhej fajtore sepse sipas tij, edhe kur fajin e ka vetëm Serbia, fajësohen të dyja palët, sidomos nga përfaqësuesi Borrell.
Bytyqi ka theksuar se nëse Serbisë i imponohet t’i bëj transferet e parave përmes bankave, xhirollogarive dhe formave ku ka transparence më të madhe, do të jetë shumë e vështirë “të mbahet gjallë financimi i krimit të organizuar dhe terrorizmit”.
Nga ana tjetër, zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se çështja e dinarit është “shpejtim” i themelimit të Asociacionit.
“Nën perspektiven e themelimit ë Asociacionit, pas dy muajve do të themi që dinari ka qenë një shpejtim i Asociacionit. Nëse themelohet tashmë ka afat, ene e kuptuam që ka kushtëzim, sa i përket anëtarësimit në KiE dhe është 17 maji momenti i fundit nëse do të ketë diçka të tillë ose jo. gjithsesi, besoj secilin prej elementeve që na kanë përcjell në ketë proces, kemi me pa prej një perspektive tjetër varësisht qysh ka me i ardhë fundi kësaj pune”, ka thënë Hyseni.
Sipas Hysenit, me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe s’do të ketë dinarë, teksa komentoi deklaratën e emisarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, që tha se në Bruksel “arritëm të tejkalonim disa dallime mes propozimeve të dyja palëve.







