Takimi në Washington, Molliqaj thotë se suksesi i dialogut është mbyllja e tij

Kreu i PSD-së, Dardan thotë se Molliqaj, takimi i paralajmëruar në Washington nuk mund të konsiderohet i ri as i suksesshëm nëse flitet për marrëveshje të pjesshme dhe proces të stërzgjatur.

Ai thotë se Kosovës nuk i duhet përsëritje e proceseve të kaluara, e as simulime të dialogut që fillojnë e përfundojnë me lajmin e takimit dhe me shtrëngime duarsh para kamerave.

Molliqaj thotë se suksesi i dialogut është mbyllja e tij.

Postimi i tij:

Kosovës nuk i duhet përsëritje e proceseve të kaluara, e as simulime të dialogut që fillojnë
e përfundojnë me lajmin e takimit dhe me shtrëngime duarsh para kamerave. Dialogu
Kosovë-Serbi duket se po kalon nëpër një zhvilim. Për ta vërtetuar se kemi të bëjmë me një zhvillim të ri, është qasja dhe synimi që pala kosovare mban në të.

Kosova nuk e do dialogun si të tillë, por mbylljen e tij. Suksesi i dialogut është mbyllja e tij. Sepse dialogu është dialog negativ, duke qenë dialog i konfliktit. Mbyllja e dialogut duhet të jetë mbyllje e konfliktit. Mbyllja e konfliktit për ne nuk është thjesht njohja e ndërsjellë.

Neve na duhet shkëputja përfundimtare që nuk e lë asnjë fije të problemeve të së kaluarës për më vonë. Një marrëveshje të drejtë, mbi parimin e barazisë midis popujve. Vetëm kështu mund të mendohet një proces i paqes dhe i fqinjësisë së mirë, një dialog pozitiv.

Në këtë drejtim, takimi i paralajmëruar në Washington nuk mund të konsiderohet i ri as i suksesshëm nëse flitet për marrëveshje të pjesshme dhe proces të stërzgjatur. Ky është qëndrimi i arritur sot nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialdemokrate.