Takimi në Turqi: Arrijnë ministrat e Rusisë e Ukrainës, diskutohet për mbikqyrjen bërthamore

Ditën e nesërme do të takohen në Antalia të Turqisë ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Lajmin e dha shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi i cili gjithashtu do të jetë i pranishëm në këtë takim.

Që kur një ndërtesë në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhzhia mori flakë pas përplasjeve, Grossi ka kërkuar një takim trepalësh midis tij dhe të dërguarve nga Rusia dhe Ukraina për të siguruar angazhime për të mbrojtur sigurinë e objekteve bërthamore të Ukrainës.

Mbrëmjes e sotme në Antalia kanë mbërritur Grossi,  ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Lavrov, Kuleba dhe delegacionet e tyre shoqëruese zbarkuan në aeroportin e Antalias dhe udhëtuan drejt një hoteli ku do të qëndrojnë. Delegacionet do të qëndrojnë në hotele të veçanta përpara takimit vendimtar të enjten, si pjesë e përpjekjeve të Turqisë për të ndërmjetësuar bisedimet midis dy vendeve.

Që kur pushtoi Ukrainën, Rusia ka kapur Zaporizhzhia dhe objektet e mbetjeve radioaktive pranë termocentralit bërthamor në Çernobil, vendi i tragjedisë më të rëndë bërthamore në botë në vitin 1986.