Takimi mes Isa Mustafës dhe Shpend Ahmetit shtyhet për javën tjetër

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i PSD-së, Shpend Ahmeti kishin planifikuar të takoheshin nesër.

Por, ky takim është shtyrë dhe do të mbahet javën e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar në Info Magazine anëtari i Kryesisë së PSD-së, Belgzim Kamberi.

“Mustafa dhe Ahmeti kanë pasur të takohen nesër. Mustafa e ka shtyrë takimin për arsye private familjare”.

“Ka një reflektim për ta bashkuar opozitën. Mustafa ka reflektuar dhe ka ftuar edhe PSD-në. Ka një vjet që ne themi se opozita duhet të bashkërendohet. Takimi ka pasë të ndodhë vetëm në mes të Mustafës dhe Ahmetit. Ky takim do të mbahet javën tjetër”.