Takimi me Lajçakun, Haradinaj tregon se çka i kërkoi emisarit të BE’së

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka pritur në selinë e partisë Emisarin e BE’së për dialogun Miroslav Lajçak.

Haradinaj ka thënë se në diskutimin me diplomatin sllovak i ka shprehur atij qëndrimin se BE’ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për marrëveshje finale me njohje reciproke

“I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK’së tutje është shprehur se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është treguar se Kosova është gati të marrë përgjegjësitë.

“Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik”, ka thënë Haradinaj.