Takimi më i gjatë Kurti-Mustafa. Janë mbyllur që tri ore

Ka mbi tri orë që në Kuvend të Kosovës ka filluar takimi në mes të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Isa Mustafës.

Albin Kurti e ka ndërprerë në gjysmë mbledhjen e kryesisë ku do t’i njoftonte për takimin e djeshëm me presidentin Hashim Thaçi, për të shkuar në takim me Mustafën.

Takimi i dy liderëve vjen në kohën kur dy partitë kanë acaruar raportet, për arsye se nuk po arrijnë që të dakordohen për ndarje të pozitave.

Dje, lideri i LV-së, Albin Kurti ka propozuar pesë emrat e tij për ministra, ndërsa, ka kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe LDK-ja.

Në partinë e Mustafës në anën tjetër kanë bërë të ditur se vazhdojnë të insistojnë në ndarje të barabartë të përgjegjësive.