Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka ndarë një postim interesant në llogarinë e tij në facebook.

‘Sot më ndodhi diçka interesante’, ka shkruar fillimisht Muharremaj.

Atë e ka vizituar Rialdi dhe i ka dhuruar fotografinë e bërë nga takimi tyre një vit më parë.

Postimi i plotë:

Sot më ndodhi diçka interesante.

Rialdi më vizitoi vitin e kaluar, e sot më dhuroi fotografinë e asaj dite.

Me fjalë të thjeshta e domethënëse, gjatë bisedës ai më jep ide interesante. 🤷‍♂️

Fotografia si dhuratë e bukur, do ta plotësoj kuptimin e energjisë së përditshme që ia dedikoj angazhimit për zhvillimin e projekteve për edukim dhe arsimim. ✅

Për Rialdin, ky duhet të mbetet kujtim i zakonshëm dhe i largët nga politika, duke ia dëshiruar suksesin në mësime. 🙏