Memli Kransniqi

Takimet me krerët e opozitës, Osmani e pret kryetarin e PDK-së sot pasdite

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, sot pasdite.

Osmani sot ka ftuar për takim kryetarët e partive opozitare për ngjarjet e fundit në veri të vendit. Paradite në Presidencë ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këto takime prezent ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Lajmin për takimin e Osmanit me kreu e PDK-së e ka konfirmuar për Express drejtori i komunikimit në PDK, Valmir Klaiqi.

“Takimi mes Kryetarit Krasniqi dhe Presidentes Osmani do të ndodhë sot, pasdite. Për detajet nga takimi do të ju njoftojmë pastaj”, tha ai.